Mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së, nuk merret vendimi për liberalizimin e vizave

06/12/2018 - 11:27

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian do të mblidhet gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Megjithëse, ende nuk është bërë publike agjenda e këtij takimi, janë udhëheqësit institucionalë të Kosovës të cilët kanë konfirmuar se as në këtë vit nuk do të ketë vendim për liberalizim të vizave, pasi ajo nuk është futur në agjendën e këtij këshilli.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka konfirmuar këtë gjë duke thënë se është e padrejtë anashkalimi i Kosovës nga BE-ja.

Në këtë takim të Këshillit të Ministrave nuk do të ketë vendimmarrje për liberalizimin e vizave ka treguar ditë më parë edhe komisionari për zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ditën e hënë, ai ka shuar shpresat për kosovarët.

Në deklarimin e tij për media, ai ka thënë se beson se çështja e liberalizimit të vizave do të ndodhë në vitin 2020.

Puna është kryer nga Kosova kur është marrë ky vendim, pastaj ishte radha jonë që ta implementojmë këtë, ku edhe kemi dhënë raportin pozitiv. Dhe tash çështja i takon Këshillit Evropian, ku do të merret vendimi dhe kam besim se në vitin 2020 do të ndodhë, por ndoshta edhe më herët”, ka deklaruar Hahn.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip S.Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës për 11-vjetorin e Pavarësisë.

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli b

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për përvjetorin e 11-të të pavarësisë së vendit, ndër

Kosova ka shënuar sot 11-vjetorin e Pavarësisë, që kur në vitin 2008 në Kuvend u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje solemne për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Udhëheqësit e ekipit negociator të Kosovës, kanë dorëzuar në Kuvend platformën për dialogun.

Kontrollorët e trafikut ajror në Prishtinë po vazhdojnë edhe sot grevën.

“I brendshëm” do të jetë statusi i kufirit Kosovë-Shqipëri, në rast se hyn në fuqi një marrëveshje që autoritetet e të dyja shteteve janë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se n

Aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari” gjatë mëngjesit së sotëm ka qenë i bllokuar për një orë.