Mbyllen parqet në Kosovë, policia vëzhgon çdo hapësirë

21/03/2020 - 09:13

Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë ka marrë vendim për mbylljen e të gjitha parqeve në Kosovë nga ora 08:00 deri në ora 20:00, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.

Në një komunikatë për media është thënë se Policia e Kosovës do të vëzhgojë të gjitha këto hapësira dhe nuk do të lejojë asnjë qytetar afër.

Përveç kësaj, ky Grup ka urdhëruar dyqanet, që lejohen të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në kohën e përhapjes së koronavirusit, të vendosin shenjat për mbajtjen e distancës prej një metër.

Gjithashtu nga nesër në të gjitha lokalet do të ndalohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe për t’i marrë me vete (Take Away), pavarësisht llojit të shërbimit primar”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Aktualisht në Kosovë është raportuar për 24 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 266,115 njerëz të infektuar, 11,153 të vdekur dhe 87,363 të shëruar.

Kina ka 81,250 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 41,035 raste dhe Irani me 18,407.

Numri më i madh i njerëzve të vdekur është në Itali: 4,032. /Marrë nga Rel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të zbatojnë me kujdes të shtuar masat në fuqi lidhur me kon

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.608 testime për raste të dyshuara me

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Kosova do ta sigurojë vaksinën kundër koronavirusit, kur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 1.058 testime, nga ku janë k

Deputetët e Kuvendit të Kosovës as të enjten nuk kanë arritur që të votojnë disa projektligje për marrëveshjet ndërkombëtare.

Nga muaji mars, kur u shfaq COVID-19 në Kosovë, e deri më tani, humbjet në ekonomi llogaritet të jenë të mëdha.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u deklarua i pafajshëm për akuzat për krime lufte të ngritura nga Dhomat e Spe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 932 testime ku janë konfirmuar 281 ra

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se ka formuar një grup punu, që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plaz

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejtë Albin Kurtit pasi ky i fundit rezultoi pozitiv me COVID-19.