Mediet serbe aluduan se është lesbike, Çitaku: Në SHBA nuk ju marrin seriozisht

09/06/2019 - 08:40

Dje gjatë ditës, mediat serbe publikuan një artikull për një ‘lidhje dashurie’ të fshehtë të ambasadores kosovare në Amerikë, Vlora Çitakut dhe mikes së kosovarëve, Madeleine Albright. Për këtë, ka reaguar Vlora Çitaku.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se për çdo javë mediumet serbe shpikin nga një storie të ulët dhe pashije për të.

Ka kohë që disa media në Serbi merren në mënyrën më të ndytë dhe më agresive me mua. Thuajse çdo javë shpikin nga një storie të ultë dhe pashije për mua”, ka thënë Çitaku.

Ambasadorja është shprehur se askush në SHBA nuk i merr seriozisht, shkrimet e mediave serbe.

Qëllimin ua di. Ata e dinë se askush në SHBA nuk i merr seriozisht. Por, ata së paku shpresojnë që me këtë lloj strategjie të ndytë do të ma bëjnë punën më të vështirë, sepse, sërish sipas tyre, eventualisht kjo lloj fushate do t’i detyronte njerëzit të hezitojnë të takohen e të shihen me mua në publik nga frika e sulmeve në tabloidet e sponsorizuara serbe.
Ndiej keqardhje për ta. Keni me dështu”,
ka shkruar Çitaku.

Ndërkaq, në një lajm të publikuar nga mediumi serb alo.rs, aludohet se ambasadorja e Kosovës është lesbike dhe është në lidhje dashurie me Albright.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka shpallur tender me vlerë 300 mijë euro për të furnizuar Zyrën e Kryeministri

Ditën e sotme, gazetarja e RTF-së, Ardita Sylejmani u nda nga jeta në Budapest të Hungarisë për shkak të disa komplikacioneve gjatë lindj

Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani, ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Arba Kokalarin, shqiptaren e parë e cila u zgjodh dje zëvendëspresidente e Pa

Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili vizitoi së fundi Prishtinën dhe Beogradin së bashku me senatorin tjetër, Ron Johnson, beson se pr

“Ambasadorja Vlora Çitaku në SHBA punoi për ndarjen e Kosovës”. Kështu deklaroi Haki Abazi, ish-anëtari i shoqërisë civile.

25 subjektet politike do të mësojnë sot për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.