Ministri gjerman "shuplakë" Mustafës dhe Thacit: Të papërgjegjshëm

24/03/2020 - 22:11

Nisur nga kriza aktuale në politikë e brendshme të Kosovës, ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, i është drejtuar me në apel Kosovës dhe lidershipit kosovar. Në një deklaratë për media qe e ka DW, ai kërkon nga këta që të përqendrohen në përballjen me sfidën e pandemisë së koronavirusit.

“Po e ndjek me shqetësim të shtuar situatën e brendshme politike në Kosovë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në vend po rritet, dhe tashmë ka edhe një rast vdekjeje. Ndërkohë, disa politikanë të papërgjegjshëm në Prishtinë duket se përfitojnë pa turp nga situata dramatike. Ata po përpiqen të rrëzojnë qeverinë. Ata madje shkojnë aq larg sa të deklarojnë publikisht që kufizimet e daljes së qeverisë nuk duhet të respektohen. Mund t’u bëj thirrje vetëm qytetarëve të Kosovës: Mbroni veten dhe njerëzit, qëndroni në shtëpi, “#stayhome”. Dhe unë u them atyre që janë përgjegjës për politikën: Corona nuk pyet për grindjet dhe ndjeshmëritë në politikën e brendshme! Tani është koha të merret përgjegjësi, të qëndrohet së bashku dhe të mbrohet popullsia. Po rrezikohet shumë!  Vetëm me duke punuar së bashku ne mund ta kapërcejmë këtë krizë shëndetësore të paparë”

Të martën pasdite, në një konferencë shtypi, kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kishte bërë të njohur vendimin e kryesisë së parlamentit për të mbajtur votën e  mosbesimit kundër qeverisë aktuale të kryesuar nga Albain Kurti i Vetëvendosjes. Vjosa Osmani vetë ishte kundër këtij mocioni votëbesimi.

Më parë edhe Shtetet e QUINT-it u kishin bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që në këtë periudhë si prioritet të kishin përballimin e sfidës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që ajo iu siguron atyre. /DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëvizja Vetëvendosje thotë se deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për këshillime me partitë politike për formimin e qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar presidentit Hashim Thaçi që të mendojë për datën e zgjedhjeve të parakohshme në vend, pasi nuk kanë për

Departamenti amerikan i Shtetit e ka ndihmuar Kosovën me 1.1 milion euro për të luftuar koronavirusin.

I dërguari i Presidentit Amerikan për bisedimet Kosovë –Serbi,  Richard Grenell, ka deklaruar se asnjëherë nuk ka folur me presidentët Th

Dy persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë.

Pas deklaratës së zyrtarëve amerikanë Richard Grenell dhe Matthew Palmer për mosekzistencën e një plani të fshehtë për ripërcaktim kufijs

Mediat kosovare shkruajnë se policia ka arrestuar 40 vjeçarin me iniciale K.P., nga rajoni i Mitrovicës pasi dje kishte kërcënuar Preside

Mediat gjermanishtfolëse i kushtojnë vëmendje krizës politike në Kosovë e rrëzimit të qeverisë pas mocionit të mosbesimit.

Një qytetar nga pjesa Veriore e Kosovës, ka kërcënuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme.

Vjen reagimi i parë zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas rrëzimit në Kuvendin e Kosovës të qeverisë së Albin Kurtit.