Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, do të vizitojë pasditen  e sotme Kosovën.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai do të pritet nga kryeministri, Albin Kurti, ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Fokusi i takimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale.

Kosova është ndalesa e radhës e Di Maio pas Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai do ta mbarojë vizitën e tij me një takim me KFOR-n italian në Kosovë, që ka bazën në fshatin italian në Pejë, dhe me përfaqësuesit e NATO-s.

Gjatë takimit në Serbi ai është pyetur para gazetarëve, nga homologu i tij serb Ivica Daciç, nëse BE-ja ka në plan apo jo zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.