Ministri i Jashtëm i Kosovës shfuqizon vendimet për 14 konsuj diplomatikë

20/02/2020 - 16:27

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar për shfuqizimin e vendimeve për konsuj diplomatikë.

Konjufca shkruan në Facebook se vendimet për emërime të konsujve kanë qenë në kundërshtim me ligjin.

Postimi i plotë i ministrit:

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca duke u mbështetur në nenin 93, (paragrafi 4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe sipas neneve 10,11 të Ligjit nr 06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjensive të Pavarura, neni 53 (paragrafi 1) dhe neni 55 (paragrafi 1 dhe 2) të ligjit Nr 05/L-03 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, neni 23 (paragrafi 2), të ligjit Nr 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe nenin 8 (paragrafi 1,4 ) të Rregullores 02/201, për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive ka marrë këtë

Vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

  1. Znj. Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;
  2. Z. Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;
  3. Z. Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;
  4. Z. Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;
  5. Z. Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;
  6. Z. Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;
  7. Z. Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;
  8. Z. Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;
  9. Znj. Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
  10. Z. Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;
  11. Z. Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;
  12. Z. Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;
  13. Z. Liridon Sadrija – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;
  14. Znj. Diellza Hoti – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus në vend

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës bën të ditur qëndrimin e tyre pas masës së reciprocitetit të vendosur nga Kosova

Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me krerët e partive politike, shtoi se të gjitha veprimet e mëtejshme, do të jenë transparente dhe në

Që nga dita e sotme hyn në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bos

Ka shkuar në 112 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Ditën e sotme IKSHPK ka njoftuar për 4 raste të reja me Covid-19.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur në konferencë për medie se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet tërësi

Me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, qeveria e Kosovës, ka tërhequr nga seanca e Kuvendit, platformën për bisedime m

Pakoja emergjente e miratuar nga qeveria e Kosovës synon të ndihmojë bizneset dhe qytetarët e dëmtuar nga situata e krijuar nga pandemia

Interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të Qeverisë dhe thirrja që qytetarët të mos i zbatojnë vendimet e saj e kanë shtyrë Ministrinë e

Dymbëdhjetë raste të reja ka shënuar Kosova sot duke e çuar numrin e të infektuarve në total 106.