Ministri spanjoll: Rasti i Kosovës dhe Katalonjës nuk është i krahasueshëm

14/03/2019 - 08:24

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borell deklaroi në Beograd se rasti i Kosovës dhe ai i Katalonjës nuk është i krahasueshëm sepse siç tha ai, të dyja situatat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.

“Këto dy situata nuk kanë të bëjnë fare me njëra-tjetrën. Ajo që ndodhi në Kosovë nuk ka të bëjë fare me gjendjen e Katalonjës” tha ministri i Jashtëm spanjoll i pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse është çështja e Katalonjës arsye pse Spanja nuk e njeh Kosovën.

Pas bisedimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, shefi i diplomacisë spanjolle tha se vendi i tij, kundërshton pavarësinë e Kosovës por edhe kërkon zgjidhje kompromisi në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

“I përsëritëm presidentit dhe ministrit të Jashtëm qëndrimin e Spanjës për mospranimin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë mendojmë se vetëm përmes dialogut mund të vie deri te një zgjidhje e kompromisit në këtë çështje” tha Borel në një konferencë për media.

Nga kabineti i presidentit Vuçiç është njoftuar se gjatë takimit ai ka thënë se Serbia sillet me përgjegjësi sepse ka përmbushur të gjitha obligimet nga marrëveshjet e Brukselit.

“Prishtina në ndërkohë me platformën e dialogut ka treguar se është kundër dialogut” ka thënë Vuçiç.

Në njoftim thuhet se Borel, i cili po qëndron për vizitë në Serbi, ka thënë se njohja e Kosovës është e papranueshme pasi “është kundër të drejtës ndërkombëtare”./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përmes një postimi në rrjetet sociale presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bën me dije se më 13 korrik është ftuar nga Prokuroria Speciale

Shtabi i Krizës për komunat veriore të Kosovës, ka vendosur që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një ushtar amerikan, që shërbente në Kosovë, ka vdekur.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka njoftuar se në Qendrën e Regjistrimit të Autom

Prej sot, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja në kuadër të luftimit të koronavirusit, duke u vendosur sërish ora polic

Katër persona te tjere kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19.

Forca të shtuara të policisë së Kosovës kanë zbarkuar në mëngjesin e së dielës në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Tetë persona të vdekur si pasojë e koronavirusit janë regjistruar të shtunën e 4 korrikut në Kosovë.