Konflikti mes Izraelit dhe grupit palestinez “Hamas”, është përshkallëzuar duke u rritur dita ditës edhe numri i viktimave dhe të plagosurve.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Kosovës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale thuhet se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e “Hamasit”. Ndërsa më tej Ministria e Jashtme e Kosovës apelon për zgjidhje paqësore të konfliktit.

“Si çdo shtet # Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”.