Misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë është shprehur se i gjithë procesi i zgjedhor në nivel vendi ka qenë i administruar mirë, transparent dhe demokratik.

Sipas këtij misioni, në rajonet ku jetojnë serbët e Kosovës nuk janë plotësuar standardet ndërkombëtare, pasi nga vëzhgimet e kryera thuhet se ka pasur cenim, frikësim dhe orientim të votave në favorin e Listës Serbe.

Kryesuesja e misionit të BE-së, Viola von Cramon-Taubadel në një konferencë për media duke folur për procesin zgjedhor tha se ai ishte mirë e organizuar dhe transparent.

“Zgjedhjet e parlamentare ishin mirë të administruara dhe transparente. Misioni vëzhgues e ka vlerësuar pozitivisht procesin e votimit, fushata ishte e gjallë. Por në trevat ku jetojnë serbët u cenuan dhe frikësuan ata që nuk ishin me Listën Serbe. Procesi për serbët e Kosovës nuk i përmbushi standardet ndërkombëtare. Dita e zgjedhjeve ishte e rregullt e qetë, vlerësimi i gjithmbarshëm ishte pozitiv. KQZ pati transparencë të procesit, ky ishte tipari kyç i KQZ-së”, tha ajo, raporton RTK.

Por megjithatë, ajo ka  adresuar disa kritika në lidhje mungesën e reformës zgjedhore, teksa tha se kishte liri të mediave gjatë zgjedhjeve. Gjithashtu  edhe nga delegacioni i Parlamentit, Evropain , Andrey Kovatchev tha se zgjedhjet ishin të organizuara mirë, ndëra nuk kurseu kritikat për mënyrën dhe formën e financimit të partive politike në Kosovë.