Zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore i kanë nxjerrë trupat e pajetë të pesë anëtarëve të familjes Bllaca nga shtëpia e tyre, ku sot ka ndodhur rasti tragjik në Gjilan, Kosovë.

Trupat e pajetë do të dërgohen për ekspertizë mjeko-ligjore. Ishte zyrtarja policore, Valdete Bllaca, që vrau tragjikisht katër anëtarët e familjes, dy prindërit dhe dy vëllezërit, e më pas veten. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Policia e Kosovës së bashku me kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadiru, kanë konfirmuar para mediave se zyrtarja policore në Gjilan ka vrarë prindërit, vëllezërit dhe më pas veten, me armën e shërbimit.