Mustafa: Koronavirusi po trajtohet me konspiracion nga Kurti, bëra gabim që mbështeta koalicionin

22/03/2020 - 21:59

Kreu i LDK, Isa Mustafa pas krisjes së koalicionit qeverisës për shkak të situatës së koronavirusit është shprehur se është penduar që e mbështeti këtë koalicion.

Reagimi i tij vjen pasi Kosova regjistroi viktimën e parë, një 85- vjeçar i cili u infektua nga i biri i cili kishte ardhur nga Italia.

Mustafa shkruan në Facebook se Kosova duhet ta kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme por nga ana tjetër Vetëvendosja dhe kryeministri Kurti e morën si një përplasje me Presidentin.

POSTIMI I PLOTË

'Të nderuar qytetarë

Të gjithë ne po kalojmë një situatë të rëndë dhe sfiduese me virusin COVID-19. Numri i të prekurve po rritet, pavarësisht angazhimit të përkushtuar të personelit mjekësor dhe masave tjera qeveritare.

Sot ndodhi viktima e parë.

Do të isha i lumtur në qoftëse i kemi aktivizuar të gjitha potencialet dhe nëse kemi siguruar disiplinë karshi rrezikut që po na kanoset.

Vendet fqinje po aplikojnë të gjitha masat, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme dhe orën policore.

Para pesë ditësh edhe unë dhashë idenë për aplikimin e masave të jashtëzakonshme, sepse isha dhe jam i bindur se askënd s’duhet ta pengoj që të gjithë ta bëjnë punën e vet në këtë situatë. Se nuk është koha ti masim muskujt, se kush është më i forti, por të bashkojmë muskujt, të krijojmë sinergji, ku 1+1 bëjnë 3.

Çështja u trajtua me konspiracion nga Kryeministri.

Problemi i tij dhe i papagajëve që e rrethojnë u thjeshtëzua se kush duhet të jetë më i fuqishem, ai apo Presidenti, por jo se si te mbyllet cikli i të gjitha masave. Bile u tentua nga të krisurit e oborrit qeveritar që kjo të cilësohet si tentim për grushtshtet.

Sipas kësaj logjike, grushtështeti paska ndodhur në Bullgari, në Maqedonin e Veriut, në Serbi. Se kryeministri I Shqipërisë duhet shkarkuar pasi u tha qytetarëve, nga ndjenja e përgjegjësisë për të krijuar rend, se nëse sillemi keshtu s’do kemi vend ku ti shtrojmë të sëmurit e as vend ku ti varrosim. Me këtë logjikë do duhej të shkarkohet edhe Kancelarja e Gjermanise sepse “i tmerroi” qytetarët kur foli për përmasat prej 60-70 perqind që mund të ketë kjo pandemi në Gjermani. Me këtë logjikë duhet të anulohet Ligji për Buxhetin, sepse ai u aprovuar duke aluduar në situatë të jashtëzakonshme nga qeveritarët.

Mirëpo as ideja për masa të jashtëzakonshme e as ajo kundër, nuk e ndali hovin e këtij virusi dhe vdekjen e parë nga ai.

Prandaj, kur dëgjoj disa zyrtar të lartë qeveritar të VV-së se me çfarë papërgjegjësi flasin dhe si konstruktojnë aleanca, më vjen ta gjykoj veten për gabimin që e bëra kur e mbështeta këtë koalicion me këta njerëz që s’kanë asnjë përgjegjësi për pozitat që i mbajnë por vazhdojnë me fushatë dhe propagandë, për çfarë do t’ua kishin lakmi edhe regjimet më diktatoriale. IM'

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas takimeve që ka pasur me liderët e partive politike në vend, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për formimin e një qe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus në vend

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës bën të ditur qëndrimin e tyre pas masës së reciprocitetit të vendosur nga Kosova

Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me krerët e partive politike, shtoi se të gjitha veprimet e mëtejshme, do të jenë transparente dhe në

Që nga dita e sotme hyn në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bos

Ka shkuar në 112 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Ditën e sotme IKSHPK ka njoftuar për 4 raste të reja me Covid-19.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur në konferencë për medie se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet tërësi

Me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, qeveria e Kosovës, ka tërhequr nga seanca e Kuvendit, platformën për bisedime m

Pakoja emergjente e miratuar nga qeveria e Kosovës synon të ndihmojë bizneset dhe qytetarët e dëmtuar nga situata e krijuar nga pandemia

Interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të Qeverisë dhe thirrja që qytetarët të mos i zbatojnë vendimet e saj e kanë shtyrë Ministrinë e