Mustafa paralajmëron takim me Kurtin rreth mundësive të bashkëqeverisjes

08/10/2019 - 22:20

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, paralajmëroi se këto ditë do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar mundësitë e bashkëqeverisjes.

Në bazë të rezultateve preliminare nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, Vetëvendosje ka fituar numrin më të madh të votave, e pasuar me një diferencë të ngushë nga LDK-ja.

Numërimi i votave të rregullta përfundoi të martën, ndërsa votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta nuk janë numëruar ende.

“Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundojë numërimi i plotë i të gjitha votave. Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, Vjosa Osmani, do të takohemi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes”, shkroi Mustafa në një postim në Facebook.

“Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor, por edhe interesin e LDK-së”, tha Mustafa.

Edhe zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë se do të bisedojnë me LDK-në për mundësinë e marrëveshjes për koalicion.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka udhëhequr për 12 vjet, ka dalë e treta – gjithnjë sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mustafa tha se qytetarët i “ndëshkuan ata që qeverisën keq”./ REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

ë orët e para të mëngjesit të së mërkurës policia e Kosovës ka zbarkuar në veri të Mitrovicës, ku ka arrestuar dy persona si të dyshuar n

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar për vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviç.

Kosova edhe një herë ia ka mësyrë anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), Asambleja e Përgjithshme e së cilës,

Nëntë persona janë shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, atyre u

Rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e parakohshme në vend, ndërsa gazeta “Bota sot” ka siguruar listën e deputetëve që do të jenë në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme do të angazhohet që me Shqipërinë të ketë komision