Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se nuk ka jug dhe veri në Kosovë.

Stoltenberg ka rikujtuar se ekziston një marrëveshje në Bruksel për këtë çështje dhe ajo duhet të respektohet, raporton Telegrafi.

"Kemi një marrëveshje, marrëveshjen e Brukselit 2013 që thotë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it, dhe ajo marrëveshje është ende e vlefshme dhe duhet respektuar", tha Stoltenberg.

Sipas tij, shumë aleatë pajtohen se transformimi i FSK-së në Ushtri nuk është bërë në kohën e duhur. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë NATO do të mbetet në Kosovë me trupat e KFOR-it, dhe është e bazuar në mandatin e OKB-së.

Sipas tij, prezenca e KFOR-it ka pasur rol të rëndësishëm për stabilitetin në Kosovë dhe tërë rajonin.