Ndahet nga jeta ish-deputeti i Kosovës, firmëtar i Kushtetutës së Kaçanikut

26/10/2020 - 11:02

Ka ndërruar jetë ish-deputeti i Kosovës në Kuvendin e Kaçanikut, Ali Shahini.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

"Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini. Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës.Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!", shkruan kryetari i Ferizajt.

Përveç kontributit të dhënë të Shahinit si nënshkrues i Kushtetutës së Kaçanikut, familja e tij kishte dhënë kontribut edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ali Shahini ishte dekoruar kohë më parë për kontributin e tij dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas shkarkimit të Valdete Dakës nga detyra e kryetares së KQZ-së, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar të dhënat e fundit sa i përket situatës së COVID-19 atje.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë mbledhjes së Kuvendit të Kosovës për të diskutuar për gjendjen e ekonomisë për shkak të pandem

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19 pas testimit të 2 117 tamponëve.

Disa javë më parë u konfirmua prezenca e Gripit të Shpendëve tipi H5N8 në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 17 raste të reja nga  1,774 testime të kry

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 22-vjetorin e çlirimit të Kosovës si dhe zbarkimit të këmbësorisë së trupave të NATO-s, më 12 qers

22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Pas vuajtjes së dënimit, kosovari Ruzhdi Buzhala do të dëbohet nga Zvicra për 15 vjet.