Vëllai i kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Dauti njëkohësisht deputet i AAK-së, ka reaguar pas lajmit se është ndaluar në aeroportin e Vjenës.

Haradinaj thekson nuk bëhet fjalë për arrestim apo ndalim por një konsultë disa minutëshe ndërsa falenderon autoritetet austriake për korrektesën e treguar.

"Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim.Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim. Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë. Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë, i falënderoj të gjithë për mbështetjen", tha Haradinaj për Klan Kosovën.