Ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi.

Rudi ka qenë edhe kryetar i degës së AKR-së në Gjakovë për disa vite si dhe këshilltar i asamblesë komunale, njofton Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka kontribuar në sferën ekonomike dhe politike të qytetit të Gjakovës dhe me gjerë.

Varrimi i ish-zv.ministrit do të bëhet nesër (18.08.2019) në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.