“Nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit, PDK merr presidentin ndërsa LDK mban kryeministrin”

03/07/2020 - 08:23

Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se PDK-ja mund të jetë pjesë e një qeverie me bazë më të gjerë ndërsa Vetëvendosjen nuk e sheh pjesë të ekzekutivit në asnjë kombinacion me subjektet tjera në këtë legjislacion.

Mushkolaj në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht nëse konfirmohet apo jo aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi ky i fundit vështirë se do ta përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Analisti thotë se as qeveria aktuale nuk ka pasur stabilitetin në aspektin e numrave apo vendimmarrjes.

“Logjika thotë se PDK do të duhej të përfshihej në qeverinë e re me idenë se në të ardhmen do të përfshiheshin në zgjidhjen e presidentit, kushtimisht nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit. Në atë rast PDK-së do t’i takonte presidenti, LDK-së kryeministri dhe do të mund të bëhet ekipi i bisedimeve”,- tha ai.

Mes të tjerash ai shton se vështirë që Vetëvendosje do të përfshihej në ndonjë qeverie gjithëpërfshirëse.

“Nuk shoh mundësi se LVV do të behët pjesë e qeverisë dhe fokusi është te PDK-ja”, ndërsa shtoi se “konfirmimi apo jo i aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi do të determinojë proceset politike në Kosovë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë ka bërë me dije se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar të martën urdhër-arrestin ndaj deputetit Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për

Një vajzë e mitur, e moshës 7-vjeçare, ka vdekur ditën e sotme në Prishtinë. Víktima kishte shkuar në njërën nga klinikat private për të

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të ma

Një tjetër politikan është infektuar me koronavirus në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të martën për shkarkim të bordeve të përkohshme të drejtorëve në katër ndërmarrje publike të Kosovës, p

Bashkërenduesi i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni tha të hënën në Uashington se Prishtina e sheh rolin e Uashingtonit në

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka thënë se ndodhemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë me COVID-19.

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, tha se ka kërkuar praninë e përhershme aktive të SHBA-së në try

Thomas Kortendiek, 39-vjeç, është shtetasi gjerman i cili është gjetur i vdekur në rrethana ende të panjohura, në oborrin e një hoteli në