Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Nga e hëna Kosova hap të gjitha shkollat: S'do të ketë kufizime për pjesëmarrjen e nxënësve

16/04/2021 - 11:08

Nga e hëna e javës që vjen, Kosova ka vendosur që të hapë të gjitha shkollat në vend.

Ministrja e Arsimit në Kosove, Arbërie Nagavaci ka njoftuar se nga e hëna në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitatr mësimi do të zhvillohet në shkolla, pa kufizime sa i përket pjesëmarrjes fizike të nxënësve.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Nagavaci, thekson se ky vendim është marrë pas rekomandimeve të IKSHPK-së.

POSTIMI I PLOTË

Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.

Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore.

Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë.

Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.

Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin mësimor, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.

Shëndet e suksese!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yacov Livne e ka falenderuar Kosovën që publikoi një

Kosova ka regjistruar një rritje të rasteve me COVID-19. 71 të infektuar janë shënuar sot, ndërkohë që një ditë më parë kishte 40.

Konflikti mes Izraelit dhe grupit palestinez “Hamas”, është përshkallëzuar duke u rritur dita ditës edhe numri i viktimave dhe të plagosu

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë g

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet deputetit të saj, Shkëmb Manaj në një konference për media ka prezantuar të gjeturat e Departament

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.135 persona të dyshuar pe

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithësej 1835 qytetarë, prej të cilave kan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në 40-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe të sig

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2100 qytetarë dhe kanë rezultuar pozitive vetëm 10

Ditën e sotme është ndarë nga jeta këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci.