Ngjarja e rëndë/ Djali i hallës vret djalin e dajës për një karrocë

07/09/2019 - 22:14

Një përleshje fizike me armë të ftohta ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën Lidhja e Prizrenit, në Lipjan.

Një prej të përfshirëve në këtë ngjarje ka ndërruar jetë. E gjithë ngjarja ndodhi pasi një familjar kishte vendosur një karrocë para derës së shtëpisë së tjetrit.

Pasi filloi përleshja, të dy kishin përdorur armë të ftohta, e njëri nga ta kishte përdorur edhe thikën, duke i dhënë goditje fatale.

I dyshuari dhe viktima janë familjarë, e më saktësisht, djali i hallës ka vrarë djalin e dajës.

 Ngjarjen për Express e ka konfirmuar prokurori Iliaz Beqiri.

“Djalë daje dhe djalë halle kanë qenë mes tyre. Ka ndodhur për motive pronësore. Njëri nga familjarët e kishte vendosur një karrocë me çimento para shtëpisë së tjetrit, e kështu filloi konflikti”, tha Beqiri.

Viktima, F.K, i lindur në vitin 1977, ishte komshi dhe familjar me të dyshuarin për vrasje, tashmë edhe familjar. Viktima me profesion ishte kasap dhe kishte punuar edhe në një kompani sigurimi.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Lidhja e Prizrenit në Lipjan. Të përfshirët në përleshje ishin dërguar në QKUK, ku më pas ishte dhënë lajmi se njëri prej tyre kishte ndërruar jetë.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një armë të ftohtë (thike),gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 26 dhjetor është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe për kryetar të këtij institucioni është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëven

Lirohet Milan Vushkanoviç, punonjësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, i cili ishte ndaluar nga Policia e Serbisë në pikën kufitare të Jar

Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokra

Kosova është hedhur në ruletë ruse nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministr

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se janë pranë një marrëveshjeje me LDK-në.

Pavarësisht se ende nuk ka një koalicion qeverisës në Kosovë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka bën me dije se së shpejt

Mediat kosovare shkruajnë se Presidenti Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formimin e i

Padia e kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj ka sjellë reagime të shumta në skenën politike sh

Albin Kurti i ka dërguar letër zyrtare e LDK-së ku i bën apel që të heqë dorë nga largimi i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot Heroin Kombëtar, Skënderbeun, duke vlerësuar lart figurën e tij