29/11/2020 - 09:37
Komuna e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut do të zhvillojnë sot zgjedhjet e parakohshme lokale. Në Podujevë të drejtë vote kanë 87,381 qytetarë që janë të ndarë në 45 qendra votimi.
Ndërsa në Mitrovicën e Veriut janë shtatë qendra votimi dhe të drejtë vote kanë 23,313 qytetarë. Prej orës 07:00 ka nisur procesi i votimit dhe pritet të zgjasë deri në 19:00 të mbrëmjes.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, po zhvillohet pasi ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Albin Kurit e më pas dhe në qeverinë e Avdullah Hotit.
Kandidatë për kryetar të komune janë Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.
Edhe Mitrovica e Veriut ka një fat të ngjashëm, pasi ish-kryetari i saj Goran Rakiq, është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Avdullah Hotit.
Kandidatë në këtë komunë janë Milan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga PDK, Erden Atiq nga LVV dhe Dushan Millunoviq që është kandidat i pavarur.
/portali DurresLajm/