"Njohja e Kosovës, biletë për Serbinë në BE"

20/02/2018 - 11:47

Njohja e Kosovës është biletë për Serbinë për të hyrë në Bashkimin Evropian, thotë analisti austriak, Gerald Knaus, themelues dhe president i Iniciativës Evropiane për Stabilitet.

"Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, ajo definitivisht nuk do t’i bashkohet kurrë BE-së. Këtë e dinë të gjithë. Dhe, sa më gjatë që kjo e vërtetë e dukshme nuk pranohet nga ana e politikanëve në Beograd, aq më shumë kohë do të humbet", thotë Knaus në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Kosova dhe Shqipëria një ditë do të duhet të kenë një president, Knaus thotë se ajo më shumë është një përpjekje për të mashtruar Bashkimin Evropian.

"Mendoj se është një blof, nuk mendoj se ka mbështetje reale për ndryshim të kufijve, as në Tiranë, as në Prishtinë. Marrëdhëniet e mira midis fqinjëve nuk janë kërcënim për askënd, por më shumë se kaq do të ishte krejtësisht e padëshirueshme dhe tërësisht joreale. Mirëpo, është e qartë se, nëse Shqipëria dhe Kosova nuk trajtohen seriozisht nga pjesa tjetër e Evropës, nëse lihen jashtë, ato do t’ia kujtojnë Evropës se mund të nxjerrin në agjendë edhe çështje që i bëjnë sërish interesante", thotë Knaus.

Të hënën, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Shqipërinë kundër "ndërhyrjes" në vendet fqinje, pasi Rama ka thënë se vendi i tij dhe Kosova mund të kenë një ditë një president të vetëm si "simbol të unitetit kombëtar".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar letrën që Presidentit Trump ai ka dërguar presidentit Hashim Thaçi.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje ekonomike për Kosovën gjatë vitit 2019, prej 4,2 për qind.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka fajësuar shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini për dështimin e dialogut me Serbin

Më 15 nëntor, Zyra për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë së Serbisë, mbajti mbledhje, ku mori disa vendime në raport me Kosovën.

Përfundon në mënyrën më të keqe takimi i tretë i Këshillit të Stabilizim-Asocimit mes Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë të hënën, rezolutën 1244 të vitit 1999 për Kosovën.

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, përmes rrjetit social Twitter ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t

Në takimin përmbyllës të fundvitit që ka organizuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj ka thënë