“Nuk do vrapojmë pas Listës serbe” Albin Kurti: Do të qeverisim me LDK-në

10/10/2019 - 14:18

Pas përfundimit të takimit me Vjosa Osmanin, kandidati për kryeministër Albin Kurti ka deklaruar se më LDK-në janë marrë vesh që ta minimizojnë numrin e ministrive dhe zëvendës ministrave në Qeverinë e Re.

Kurti deklaroi se me Osmanin po ashtu ranë dakord që të kenë një Qeveri që të përbëhet edhe nga femrat ku kuota pritet që të jetë 30 për qind. Ndërkohë për ndarjen e posteve Kurti tha se nuk kanë biseduar në takimin e sotëm me Osmanin, por theksoi se Qeveria e tij do të ketë maksimalisht 12 ministri.

“Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë, dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Dhe pa humbur kohë ne filluam bisedimet duke u nisur me idenë e përbashkët për Qeveri sa më efikase dhe shtet sa më të fuqishëm. Ne duam që t'i dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi e demokracia”, ka deklaruar Kurti.

U dakorduam që të kemi një Qeveri prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor mimalisht do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe zv ministrave. Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësministra”, thotë Kurti.

“Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet e projektet tona. Ne kemi diskutuar se si do t’i zvogëlojmë bashkojmë përgjegjësitë në kabinetin qeveritar. Porsa ta kemi rezultatin konkret ne do të ju njoftojmë për emrat  në qeverinë e ardhshme”. /Gazeta Express

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

ë orët e para të mëngjesit të së mërkurës policia e Kosovës ka zbarkuar në veri të Mitrovicës, ku ka arrestuar dy persona si të dyshuar n

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar për vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviç.

Kosova edhe një herë ia ka mësyrë anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), Asambleja e Përgjithshme e së cilës,

Nëntë persona janë shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, atyre u

Rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e parakohshme në vend, ndërsa gazeta “Bota sot” ka siguruar listën e deputetëve që do të jenë në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme do të angazhohet që me Shqipërinë të ketë komision