"Nuk i njoh kufijtë e Kosovës", Haradinaj i kthehet Vuçiçit

09/02/2019 - 12:55

Pas deklarimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se nuk e njeh kufirin me Kosovën, i është kundërpërgjigjur kryeministri Ramush Haradinaj. Përmes një deklarate, qeveriae Kosovës i ka vlerësuar deklarimet e një dite më parë të Vuçiçit si kërcënuese, agresive dhe luftënxitëse.

Sipas ekzekutivit, kufijtë janë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar, përfshirë edhe ata në Jarinjë dhe Bërnjak, pikëkalime që synohet të përfshihen brenda Serbisë nëpërmjet zgjidhjes për shkëmbim territoresh.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se deklaratat e fundit kërcënuese, agresive dhe luftënxitëse të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të dhëna dje me datë 7 shkurt 2019 në qytetin e Vranjës, Serbi, se nuk i njeh kufijtë e Kosovës, kufijtë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar, në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se këto deklarime janë edhe një atak i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me këtë rast ka thënë se do të ndërmarr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Kosovës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur të premten se është larguar nga bordi i Agjencisë së Krahasimit dhe Vërtetimi

Kosova ka vendosur taksë 100% ndaj disa produkteve të Republikës së Maqedonisë.

Mëngjesin e ditës së djeshme një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani.

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka deklaruar se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund konfliktit të viteve '90.

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk synon formimin e ndonjë koalicioni të madh pa

Në Prishtinë, ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretëri