Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka nxjerrë jashtë konsullin në Berlin Binak Berisha nga takimi me ambasadorin Beqë Cufaj.

Kjo ndodhi për shkak se Haradinaj para takimit u takua me një grup bashkatdhetarësh të cilët shfaqën shqetësimin para tij për moskryerjen e detyrimeve nga ana e ambasadës në ditën e sotme.

Kryeministri ka dëgjuar ankesën dhe menjëherë në takim në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kritikuar konsullin për viza në Ambasadën në Berlin, shkruan klankosova. “Këto praktika nuk duhet të ndodhin asnjëherë, në emër të takimeve t’i lini punët pa përfunduar, qoftë edhe takimi me mua”.

Kësisoj, Haradinaj i është drejtuar konsullit duke i thënë të dalë jashtë dhe të merret me qytetarët për t’ju shërbyer.