Albin Kurti i ka dërguar letër zyrtare e LDK-së ku i bën apel që të heqë dorë nga largimi i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

LDK i paraqiti Vetëvendosjes ofertën e saj ku i kërkonte 5 nga 12 ministritë, zv.kryeministrin, një nënkryetar Parlamenti dhe kryeparlamentarin derisa të zgjidhej Presidenti.

Një gjë të tillë, siç ishte paralajmëruar Albin Kurti nuk e pranin pasi nuk do të ‘shesë’ numrin dy të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën i cili në 2019 u zgjodh kryetar i Parlamentit të Kosovës me përkrahjen e LDK-së.

Po ashtu Kurti i bën thirrje Mustafës dhe LDK-së të kthehen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës, dhe jo të dërgojnë letra.