Pacolli: Huliganët serbë kanë sulmuar konsullatën e Kosovës në Kopenhagë

14/08/2019 - 21:39

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës, sipas tij nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.

“Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës.”, shkruan Pacolli.

Postimi:

Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.
Ne e denojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.
Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Balkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhët Republika e Kosovës.
E denojmë fuqishem propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryetari  i Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës.

Ka përfunduar takimi në mes dy liderëve atij të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Finalizim të marrëveshjes për koalicion para seancës konstituive është zotuar se do të ketë me LDK-në pretenduesi për kryeministër Albin

Dy partitë kosovare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosja vijojnë diskutimet në lidhje me bashkëqeverisjen.

Në një intervistë ekskluzive me DW, Albin Kurti, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, flet për programin e qeverisë që Vetëvendosja është d

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë me dije se Kosova ka shpallur person “non-grata” austriakun Peter Hendke, i cili fi

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se brenda kësaj jave do të takohet me liderin e VV-së, Albin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të martën se e ardhmja nuk mund të ndërtohet duke mohuar krimet e së kaluarës, ndërsa i bëri thir

Prej kohës kur janë certifikuar zgjedhjet nga KQZ, nuk kemi ende një Qeveri të re, edhe pse kjo ishte thënë nga VV dhe LDK se do të ndodh

Kosova do të nisë rikthimin në Shqipëri të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që janë strehuar atje.