Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli sot ka takuar zëvendëspresidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk.

Ka thënë se Parlamenti Evropian do bëjë gjithçka që regjimi i vizave për kosovarët të hiqet sa më shpejt.

Ndër të tjera, Pacolli ka shtuar se pritet që festat e fundvitit qytetarët e Kosovës t’i festojnë nëpër Evropë, pa viza.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Zhvillova një bashkëbisedim të rëndësishëm me Zëvendës-Presidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk dhe shoqëruesit e tij. Parlamenti Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur që regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës të hiqet sa më shpejtë. Presim që t’i festojmë festat e fundvitit në Evropë pa viza.