Pacolli: Shqipëria të mos rrijë duarkryq në dialogun Kosovë-Serbi

14/09/2018 - 11:19

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka kërkuar Shqipërisë të mos rrijë duarkryq dhe të shikojë çfarë po ndodh në dialogun Kosovë-Serbi, por të jetë prezent së bashku me BE-në dhe SHBA-në në negociata.

Deklarata erdhi gjatë një konference të përbashkët për shtyp të Pacollit me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, këtë të premte në Prishtinë.

“Unë kam kërkuar nga pala shqiptare që të mos jetë duarkryq dhe të shikojë çfarë po ndodh këndej, por pala shqiptare duhet të jetë pjesë përbërëse e synimit tonë, ose në publik, ose pas kulisave, të jenë aty. Nëse mundet BE të jetë prezent, SHBA-të pse jo Shqipëria. Shqipëria mund të japë një kontribut jashtëzakonisht të madh”, tha Pacolli.

Ai tha se dialogu me Serbinë është e domosdoshme të përfundojë shpejt, si për të mirën e Kosovës ashtu edhe të Serbisë, pasi të dy vendeve u intereson të avancojnë në integrimet evropiane.

“Çdo gjë është e hapur në diskutimet me Serbinë duke marrë parasysh faktin se Kosova është e pavarur në territorin e vet dhe kufijtë e Kosovës në deklaratën e pavarësisë duhet të respektohen edhe në të ardhmen. Kushtetutshmëria dhe integriteti territorial i Kosovës duhet të respektohet”, tha Pacolli.

Ndërsa Bushati tha se Shqipëria e ka mbështetur në mënyrë konsistente këtë proces, pavarësisht kush ka qenë dhe kush është në krye të punëve në Shqipëri apo Kosovë.

Për sa i përket kësaj çështjeje, deviza jonë ka qenë që gjithmonë ‘Kosova është e para’ dhe kësaj devize i jemi përmbajtur me besnikëri, pavarësisht pozicioneve të ndryshme që aktorë të ndryshëm mund të kenë për çështje të karakterit lokal, kur vjen puna për këtë çështje ne kemi demonstruar një unitet dhe solidaritet dhe jam i bindur që edhe mesazhet e Pacollit, por edhe mesazhet e tjera flasin qartë për nevojën për të vijuar në këtë proces me durim strategjik, por natyrisht edhe me kreativitet dhe me vendosmëri për të konsoliduar Kosovën dhe arritjet e mundimshme të saj.”

Dy ministrat thanë se takimi i radhës mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillohet në Pejë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin ka komentuar situatën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se gjatë takimit me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë, R

U rikthyen sërish sot tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Alen dhe Anel Ujkanovic, dy pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe, në vendkalimin kufitar n

Rritja ekonomike në Kosovë këtë vit dhe në dy vitet e ardhshme, pritet të arrijë në 4.5 për qind, thuhet në raportin e fundit ekonomik pë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje e nënshkruar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka ndërmend të tërhiqet nga tatimi me 100% për mallrat serbe.

Pas gati dhjetë orësh, në Hagë përfundoi dita e dytë e marrjes në pyetje e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mus

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar të pajiset me vizë amerikane, por ende nuk ka asnjë përgjigje.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se zyrtarisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar zyrtarisht