Pacolli takohet me Mogherinin, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

29/09/2017 - 11:27

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, të cilës i ka thënë se “liberalizimi i vizave është hapi vendimtar që duhet kryer tani, sepse ndikon fuqishëm në perspektivën e të rinjve kosovarë që janë të edukuar mirë, me mendje të hapur dhe për një Kosovë me frymë të re evropiane”.

“Edhe shefja për politikë të jashtme të BE-së, ka ndarë të njëjtin vlerësim për rininë dhe shoqërinë kosovare, duke theksuar se viti i dytë i mandatit të këtij Komisioni do të jetë vendimtar për integrimin evropian të rajonit, të Kosovës dhe pse jo për çështjen e liberalizimit të vizave në veçanti”, thuhet në kumtesë.

Në vazhdim të takimit është diskutuar edhe për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me këtë çështje, Pacolli ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për dialog, duke konsideruar se është shumë e rëndësishme që të ketë një afatizim kohor, përderisa Mogherini ka kërkuar zotim nga pala kosovare për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokra

Kosova është hedhur në ruletë ruse nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministr

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se janë pranë një marrëveshjeje me LDK-në.

Pavarësisht se ende nuk ka një koalicion qeverisës në Kosovë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka bën me dije se së shpejt

Mediat kosovare shkruajnë se Presidenti Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formimin e i

Padia e kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj ka sjellë reagime të shumta në skenën politike sh

Albin Kurti i ka dërguar letër zyrtare e LDK-së ku i bën apel që të heqë dorë nga largimi i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot Heroin Kombëtar, Skënderbeun, duke vlerësuar lart figurën e tij

Pas publikimit të media të lajmit se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë ndaj kryem

Dy deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e Liburn Aliu, e kanë quajtur tallje propozimin e fundit të LDK-së që kjo parti të marrë kr