Pacolli: Ukrania pritet t’i njohë pasaportat e Kosovës

12/06/2018 - 17:15

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se pret që Ukraina t’i njohë pasaportat e Kosovës deri në fund të vitit.

Këto parashikime, Pacolli i bëri gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për punë të Jashtme.

Aty, Pacolli tha po ashtu se Polonia po ndihet e ofenduar nga Kosova, pasi që, sipas tij, Prishtina zyrtare nuk ka dërguar asnjë falënderim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Ka dhe nga ato shtete që e kanë njohur Kosovën dhe nuk ka pasur nga ana jonë një falënderim për to dhe këto shtete kanë mbetur të lënduara, siç është Polonia. Po punojmë që Ukraina t’i pranojë pasaportat e Kosovës dhe kjo mund të ndodhë deri në fund të vitit", tha Pacolli.

Sipas Pacollit, Ministria e Punëve të Jashtme, po harxhon kohë dhe mund për njohje të reja dhe ruajtjen e atyre që i ka Kosova.

"Kosova është njohur nga 116 vende dhe këto shtrihen në të gjithë globin. Kosova nuk është anëtare e OKB-së. Kosova nuk paraqet ndonjë forcë të madhe ekonomike. Njohjet mbesin një sfidë shumë e madhe. Nuk jam ndalur së vizituari shtetet në të gjitha kontinentet, sidomos ato që nuk e kanë njohur Kosovën", theksoi Pacolli.

Shefi i diplomacisë kosovare tha se është duke punuar edhe për akreditim të ambasadorëve rezidentë apo jorezidentë në vende të ndryshme./KlanKosova

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kuvendi i Kosovës do të procedojë ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, por pa ia ndryshuar asaj emërtimin.

Dy beteja diplomatike dhe politike po zhvillohen aktualisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Vasfije Krasniqi-Goodman ka thyer një tabu në shoqërinë kosovare pasi është bërë gruaja e parë, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi i ka dorëzuar detyrën e ministrit të ri në këtë detyrë, z.Ekrem Mustafa.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, e cila po kundërshtoh

Para pak çastesh ka ndodhur një shembim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve, ku ka mbetur i vdekur një i dyshuar dhe një tjetër

Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës votimin e propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Në qeverinë e Kosovës vazhdojnë emërimet e zv.ministrave të rinj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur optimist se deri në pranverën e ardhshme do të arrihet marrëveshja me Serbinë, që do të

Dështon gjyqi për të akuzuarit për mashtrimin e qindra qytetarëve të Kosovës për punësim në Gjermani.