Palmer në Kosovë: Nuk ka integrim pa negociata me Serbinë

01/11/2019 - 16:24

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit i ShBA-së, njëherësh përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se qeverisja dhe koalicioni i ardhshëm duhet t'i vazhdojë negociatat me Serbinë, kjo tha se është edhe prioritet strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Sot është e jashtëzakonshme gjithë atë që keni arritur dhe frytet e arritjes. ShBA-të i kanë qëndruar popullit këtu. Qëllimi ynë për këtë rajon mbetet integrimi i plotë në Evropë. Kosova e izoluar nuk mund të arrijë... Me zgjedhjet në fillim të tetorit keni treguar rëndësinë demokratike.

Opinioni publik votoi për ndryshim, edhe SHBA-të e përqafojnë këtë. Sytë e botës do të shikojnë se çfarë mund të bëjë qeveria e re e Kosovës. Kosovës i duhet një koalicion që përfaqëson popullin e Kosovës. ShBA-të kanë qenë të qarta, shpresojmë që do të shohim adresim. Qeveria e re kur të formohet mundet dhe duhet të ngjallë negociatat. Ne nuk mund të shohim asnjë integrim nëse nuk ka negociata me Serbinë", tha ai.

Palmer tha se shtetësia e Kosovës tha se është e pathyeshme. "Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se partnerit me SHBA-të, ju e meritoni botën, BE-në, OKB-në. Jo të qëndroni prapa SHBA-së por krahë për krahë, dhe kjo mund të arrihet me dialog. Qysh prej fillimi vet themeli i Kosovës ka qenë ajo ka negociuar e ka përfaqësuar vetën, ajo ka bërë të mundur deklaratën e Selanikut në vitin 2003. Dialogu trasojë rrugën".

Sipas tij, prej vitit 2013, serbët e Kosovës kanë marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës me ligje të po këtij vendi. Ai para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, sot ka thënë se Kosovës i mungon një marrëveshje e normalizimit me Serbinë.

"Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ofron mundësi më të mëdha ekonomike sepse bizneset ngurojnë të investojnë këtu, sepse ekziston një perceptim sepse këtu është vend i rrezikshëm dhe ka konflikt. Kur bizneset mund të lëvizin lirshëm në atë vend ka prosperitet”, tha ai, duke shtuar se Serbia duhet të ndalojë stimulimet për bllokimin e Kosovës në anëtarësimin e organizatave shkruan KosovaPress.

"Nganjëherë ka pasur mungesë të transparencës në dialog. Shqetësimi dhe dëshira e disave është që SHBA-të të përpiqen t’i ofrojnë zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të ndalojë stimulimet për bllokimin e Kosovës në anëtarësimin e organizatave, dhe nxitjen e serbëve të Kosovës. Jemi të gatshëm për të punuar me udhëheqësit e vendeve", ka shtuar ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit dhe analisti James Hooper, tha se një marrëveshje Kosovë-S

Marrëveshja eventuale për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të p

“Unë pres që qeveria e re të vendosë këto objektiva në qendër të programit të saj”, kështu është shprehur Komisionari për zgjeri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur hyrjen e 337 ushtarëve të rinj në FSK.

Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka beson se do të këtë përsëri zgjedhje në Kosovë.

Regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja është ndarë nga jeta.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur gabim dhe të pashpjegueshëm idenë e Mini-Shengenit të Ballkanit.

Ministria e Jashtme kosovare ka mohuar deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç se Republika e Ganës është shteti i 16-të i ra

Këshilli i prindërve të shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, që prej orës 07:30 janë mbledhur për të ndaluar hyrjen e arsimtares A.M.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama në Ohër për krijimin e shengetit ballkanik.