Palmer viziton Serbinë, takohet me Vuçiç

10/06/2019 - 10:39

Zyrtari i lartë i departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer do vizitojë sot Serbinë. Gjatë qëndrimit në Beograd ai do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi kabineti i kreut të shtetit serb.

Temat e diskutimit të takimit nuk janë bërë të ditura, por mediat serbe raportojnë se padyshim që njëra nga do të jetë zgjidhja e çështjes së Kosovës.

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer ishte takuar me Vuçiqin në tetor të vitit të kaluar, kur ai tha se SHBA-ja e mbështet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të arrihet një marrëveshje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve, dhe se Washingtoni është i angazhuar për të siguruar që Serbia përparon dhe bëhet anëtar i BE-së, transmeton Klan Kosova.

Takimi mbahet më shumë se dy javë para takimit të Parisit ku do të diskutohet për Kosovën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka shpallur tender me vlerë 300 mijë euro për të furnizuar Zyrën e Kryeministri

Ditën e sotme, gazetarja e RTF-së, Ardita Sylejmani u nda nga jeta në Budapest të Hungarisë për shkak të disa komplikacioneve gjatë lindj

Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani, ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Arba Kokalarin, shqiptaren e parë e cila u zgjodh dje zëvendëspresidente e Pa

Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili vizitoi së fundi Prishtinën dhe Beogradin së bashku me senatorin tjetër, Ron Johnson, beson se pr

“Ambasadorja Vlora Çitaku në SHBA punoi për ndarjen e Kosovës”. Kështu deklaroi Haki Abazi, ish-anëtari i shoqërisë civile.

25 subjektet politike do të mësojnë sot për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.