Pandemia në Kosovë/ Hoti: 182 milionë euro për vitin 2021 si dhe pako të re fiskale

24/11/2020 - 17:19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka lajmëruar për një paketë të re ekonomike e cila pritet të jetë e dyta për rimëkëmbjen në shtetin fqinj.

Hoti ka theksuar se pakoja do të kapë vlerën e 182 milionë eurove dhe do të jetë gati në vitin 2021.

"Pako e re prej 182 mil eurove, për rimëkëmbje ekonomike!

Përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë Covid-19, megjithatë kemi siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.

Gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë Euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.

Sot, në takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat, kam kërkuar që anëtarët e këtij këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm.", shkruan Hoti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka nisur fushatën për zgjedhjet e 1

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka publikuar listën e plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit, gjashtë presona kanë ndërruar jetë nga

Ka ndërruar jetë veterani i luftës dhe komandanti i Batalionit të Dytë të Brigadës 122 të UÇK-së, Shefqet Paçarizi.

Sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas çertifikim

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave antiCOVID-19.

Ish-zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviçi, është gjetur i vdekur ditën e sotme pranë liqenit të Badovcit.

Pensionistët që marrin më pak se 100 euro në muaj, do të ndihmohen nga shteti me një rritje prej 30 euro.

Sot është 22 vjetori i ditës së një prej masakrave më të mëdha që ushtria serbe kreu ndaj popullsisë Kosovë, ku humbën jetën 45 shqiptarë

Pas marrëveshjes mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka lidhur një marrëveshje me Zef Mori