Pas iftarit në restorant, direkt të alarmuar në spital. 70 persona të helmuar

11/06/2018 - 14:21

Mbi 70 persona janë shtruar në spitalin e Gjilanit që nga data 8 qershor, me dyshimin se ata janë helmuar pas një darke të iftarit.

Detaje për këtë rast ka dhënë, Kryeshefi i Departamentit të Emergjencës me reanimacion, doktor Ukshin Ismajli.

Sipas tij, këta persona kanë ardhur në spital me simptoma të njëjta dhe po pretendojnë se janë helmuar në një restorant në Gjilan.

Është një numër i rritur i pacientëve që janë hospitalizuar. Ata kanë ardhur me simptoma të vjelljes, diarre dhe temperaturë. Ne jemi duke vazhduar për t’ia ofruar shërbimin atyre. Të gjithë pacientët kanë thënë se ishin në një restorant para se të kishin këto simptoma, pra të gjithë po e thonë këtë gjë, por nuk mund të themi asgjë të saktë”, ka thënë Ismajli.

Sipas tij, ata i kanë bërë edhe sot analizat dhe po presin rezultatet për të dalë me përfundimet.

“I kemi bërë analizat, sot do të shohim kur të dalin rezultatet”, ka shtuar ai. /Express/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kuvendi i Kosovës do të procedojë ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, por pa ia ndryshuar asaj emërtimin.

Dy beteja diplomatike dhe politike po zhvillohen aktualisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Vasfije Krasniqi-Goodman ka thyer një tabu në shoqërinë kosovare pasi është bërë gruaja e parë, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi i ka dorëzuar detyrën e ministrit të ri në këtë detyrë, z.Ekrem Mustafa.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, e cila po kundërshtoh

Para pak çastesh ka ndodhur një shembim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve, ku ka mbetur i vdekur një i dyshuar dhe një tjetër

Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës votimin e propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Në qeverinë e Kosovës vazhdojnë emërimet e zv.ministrave të rinj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur optimist se deri në pranverën e ardhshme do të arrihet marrëveshja me Serbinë, që do të

Dështon gjyqi për të akuzuarit për mashtrimin e qindra qytetarëve të Kosovës për punësim në Gjermani.