Funksionimi i Gjykatës Speciale që do të merret me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë ka sjellë përplasje mes liderëve kosovarë edhe me BE-në.

Ambasadorja Natalyia Apostolova ka deklaruar se iniciativa e fundit e disa deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorisë Speciale, ishte një veprim shumë i rrezikshëm, i cili minonte jo vetëm sundimin e ligjit, por edhe besueshmërinë e Kosovës si partnere e Bashkimit Evropian.

Kjo deklaratë nuk e ka trembur kryeministrin  Haradinaj që nga Gjakova garantoi votën kundër të Partisë së tij ndaj Gjykatës Speciale dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Kërkesa e 43 deputeteve kundër Gjykatës Speciale pritet të rikthehet në Kuvendin e Kosovës pas 15 janarit, kohë kur deputetët do të kthehen nga pushimet.

Kundër janë edhe deputetet e Vetëvendosjes. Analistët në Prishtinë i ndërlidhin deklaratat e liderëve kosovarë me frikën e arrestimeve që shumë shpejt mund t’i realizojë ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë në Kosovë.