Pas shkarkimeve, Vjosa Osmani pezullon të gjitha konkurset e hapura nga Thaçi

26/11/2020 - 16:24

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim së fundmi që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e Presidentit të Kosovës, të shpallura më herët.

Express e ka siguruar këtë vendim të Osmanit e ku ndër të tjera ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe pika dy ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”, thuhet në dokument.

Vjosa Osmani ka marrë vendim dje edhe për shfuqizimin e katër dekreteve për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Ndërkaq, Vjosa Osmani detyrën e presidentit është duke e ushtruar qysh pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka nisur fushatën për zgjedhjet e 1

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka publikuar listën e plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit, gjashtë presona kanë ndërruar jetë nga

Ka ndërruar jetë veterani i luftës dhe komandanti i Batalionit të Dytë të Brigadës 122 të UÇK-së, Shefqet Paçarizi.

Sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas çertifikim

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave antiCOVID-19.

Ish-zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviçi, është gjetur i vdekur ditën e sotme pranë liqenit të Badovcit.

Pensionistët që marrin më pak se 100 euro në muaj, do të ndihmohen nga shteti me një rritje prej 30 euro.

Sot është 22 vjetori i ditës së një prej masakrave më të mëdha që ushtria serbe kreu ndaj popullsisë Kosovë, ku humbën jetën 45 shqiptarë

Pas marrëveshjes mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka lidhur një marrëveshje me Zef Mori