Pas taksës, Kosova pritet të marrë masa të tjera ndaj Serbisë

12/01/2019 - 10:33

Izmi Zeka, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë se përveç taksës 100 për qind për mallra që vijnë nga Serbia e Bosnjë Hercegovina, Kosova do të ndërmarrë edhe sanksione të tjera duke vendosur kështu masa edhe për automjetet.

“Bile-bile unë jam kategorik që në këtë fazë përveç taksës t’i vendoset masë edhe për automjetet. Ne veç e kemi përgatitur gjithë dokumentacionin që edhe veturat prej Serbisë të mos mund të qarkullojnë. D.m.th të jetë një aspekt reciprok që qysh të vepron shtetit serb ndaj shtetasve të Kosovës të veprojmë edhe ne ndaj tyre”, ka thënë për EkonomiaOnline numri dy i MPB-së.

“Jo veç në këtë aspekt, por në të gjitha segmentet e jetës jam për të shikuar dhe për t’i treguar Serbisë se Kosova është shtet që vendos vet për hapat e vet. Por unë nuk jam prej atyre që them kurrë nuk bëhet kjo sepse në politikë gjërat lëvizin, sepse përveç lëvizjes interesat tona kanë një vijë me shtetin amerikan dhe natyrisht unë jam ithtar i ndjeshmërisë amerikane, dhe bashkë me ta të vendosim për hapat e mëtutjeshëm”.

Ndërkaq për legalizimin e armëve, Zeka ka thënë se do të minimizohet rreziku për vepra kriminale.

“Në bazë të analizave dhe statistikave të disa mekanizmave ndërkombëtarë llogaritet që në Kosovë janë mbi 200 mijë armë dhe prandaj është një rast i mirë që të gjithë qytetarët të cilët i kanë në mënyrë ilegale armët atëherë t’i legalizojnë, d.m.th kjo është mundësi e mirë është interes i dyanshëm, është interes i qytetarëve që më mos të mbajnë armë të fshehura dhe normalisht edhe i shtetit që armët të jenë në sistem d.m.th kjo bëhet për herë të parë në Kosovë”.

Ai ka thënë se është keqkuptuar ideja për legalizimin e armëve dhe se shteti nuk ka për qëllim të jua marr armët qytetarëve.

“Nganjëherë është keqkuptuar në opinion ose prej njerëzve të ndryshëm prej aktereve të ndryshëm që nuk kanë qasje në këtë lëmi dhe flasin dhe thonë që shteti po do me ua marrë armët, njerëzit duhet të kuptojnë që ato armë janë ilegale, të fshehta, dhe ne kemi shtetin dhe nuk kemi nevojë që askush asnjë qytetarë nuk ka nevojë që armët ti mbajë të mbyllura kurse e kemi një mundësi të artë, e kemi 6 muaj legalizimin e armëve”, ka thënë Zeka

“Tash është krijuar një mundësi e mirë që ndikon në sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Në bazë të krejt analizave armët që po përdoren në raste të ndryshme, qoftë të krimit qoftë tjera bëhen prej armëve ilegale, me armët që i kemi dhënë deri tash me leje që është e drejtë ligjore, nuk kemi raste ose janë raste minimale që ndodh ndonjë aksident fatal ose ndonjë rast kriminal me atë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përmbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshje ligjërisht obligative, që nënkup

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet ditën e sotme në një seancë të jashtëzakonshme plenare.

Në Shtatorin e vitit 2017, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Lidhjes së Social-Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, në një intervistë për gazetën Blic të Serbisë, ka deklaruar se Kosov

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, shumë të huaj morën pjesë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se me shtyrjen e takimit të Parisit, do të vonohet edhe arritja e marr

Qeveria e Kosovës nuk e ka përmbushur as nivelin minimal të standardeve për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rë

Deri para pak ditësh, një qytetar në Prishtinë ka mundur të ushqehet në vlerën e 2 eurove me një sanduiç.

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se ‘status-quo-ja’ në Ballkan s’është e qëndrueshme dhe se të gjithë po humbin për sh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën porositi bashkësinë ndërkombëtare se Kosovës nuk i duhet liria e izoluar, duke iu ref