Pas vizitës në Gjermani, Haradinaj siguron qytetarët për vizat

11/06/2019 - 07:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është kthyer pak ditë më parë nga vizita e tij zyrtare në Berlin ku është pritur nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ai ka folur për detajet dhe rëndësinë e këtij takimi.

"Mendoj se është me rëndësi ta konfirmojmë që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë kanë arritur një nivel më të lartë të tyre. Është një marrëdhënie dhe situatë e re.I kemi trajtuar të gjitha temat dhe zakonisht bëjmë kujdes se si i elaborojmë ato. Ka lajme të mira për Kosovën. Një nivel i tillë i marrëdhënieve Kosovë-Gjermani së pari e përshpejton liberalizimin e vizave dhe ndikon drejtpërdrejtë në këtë temë, por pastaj edhe në aspektin rajonal, bilateral me Gjermanisë si dhe në rrugën e integrimeve evropiane ndikon pozitivisht,"-tha Haradinaj.

Pas takimit me kancelaren Angela Merkel, kryeministri Ramush Haradinaj në një deklaratë për mediat u pa shumë më pesimist se herët e tjera për liberalizimin e vizave. Megjithatë vetë Haradinaj thotë se nuk është pesimist dhe pret lajme të mira së shpejti për këtë temë.

"Është mënyrë e të shprehurit sepse e di që si Kosovë e kemi punën mirë për liberalizimin e vizave. Duhet të jemi serioz dhe të vazhdojmë të mbetemi në temë. Kam kufizimet e mia sa mund të flasë dhe mund të hyjë në detaje në këtë etapë, por mund t’iu siguroj se e kemi punën mirë për liberalizimin e vizave. Nuk do të shkojë fare larg deri te marrja e njoftimeve të caktuara. Jemi në proces dhe po punojmë. Jemi palë serioze – nuk do të na trajtonte Gjermania në atë nivel të marrëdhënieve sikur të mos ishim palë serioze. Mënyra e pritjes është një ndihmë e jashtëzakonshme në çdo dimension të marrëdhënieve tona, qoftë në rajon apo edhe në Europë. Një trajtim i tillë prej kancelares Angela Merkel ndikon edhe te vendet e rajonit"-ka thënë Haradinaj në "Klan Kosova".

Por, kur do të mund të lëvizin kosovarët pa viza në vendet e Bashkimit Europian?

"Nuk flasim për vitin tjetër – punojmë për këtë vit. Nuk është optimiste, është bukur reale tash. Do të kemi lajme të mira së shpejti. Janë disa vështirësi. Ne po bëjmë përpjekje të mos krahasohemi me asnjë temë, por të jemi temë në vete."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deri para pak ditësh, një qytetar në Prishtinë ka mundur të ushqehet në vlerën e 2 eurove me një sanduiç.

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se ‘status-quo-ja’ në Ballkan s’është e qëndrueshme dhe se të gjithë po humbin për sh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën porositi bashkësinë ndërkombëtare se Kosovës nuk i duhet liria e izoluar, duke iu ref

10 persona janë lënduar pasi aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdh

Ndonëse kanë kaluar disa vjet që nga vrasja e ish-kandidatit të PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 2014, Elvis Pista

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën biznesmenin nga Kosova Imer Shahinin, vellai i Besa Shahinit, ministre e Arsimit ne Tirane.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pritur sot në një takim të veçantë sekretaren Amerikane Madeline Albright të cilën e ka fa

Sot shënohet 20-vjetori që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajs

Kosova e meriton në jetë në Bashkimin Evropian dhe në NATO ka thënë ish-Pesidenti i SHBA-së Bill Clinton në Prishtinë.