Pedagogu kapet me studenten në motel: Kurth, duan të më eliminojnë!

10/02/2019 - 13:48

Një pedagog i Ekonomisë në universitetin e Pejës është pezulluar nga detyra pasi është vërtetuar se ka shkuar me një studente në motel. Vendimin për pezullimin e I.K. e ka marrë Komisioni i Etikës në Universitetin e Pejës.

Në tetor të vitit 2018, pedagogu pranoi se kishte shkuar me studenten e tij në motel “vetëm për të pirë kafe”, por ai deklaroi se ishte “pre e një organizimi kriminal brenda universitetit”.

Këshilli i Etikës i këtij universiteti ia ka dhënë këtë masë ndëshkuese profesorit I.K. pasi vitin e kaluar kishte shkuar në motel me një studente, ku pastaj ishte legjitimuar nga policia e Kosovës.

Masën e pezullimit ndaj tij e ka konfirmuar për Gazetën Express rektori Fadil Millaku. 

“Profesori në fjalë është në parapërjashtim. Kjo masë ndëshkuese i është shqiptuar rreth dy muaj më parë. Këshilli i Etikës e ka marrë vendimin dhe ai është në parapërjashtim”, ka thënë Millaku të dielën.

Ndërkohë, Universiteti i Pejës nuk e ka publikuar vendimin në uebfaqen e universitetit. Ky rast po vazhdon të trajtohet nga Prokuroria Themelore e Pejës; prokurori i çështjes ka lëshuar autorizim për ta intervistuar studenten, profesorin si dhe dëshmitarët e mundshëm.

Këtë e tha të dielën prokurori përgjegjës për komunikimin me mediat në Prokurorinë e Pejës, Ersan Qavolli. Ai shtoi se prokuroria është në fazën e grumbullimit të informacioneve.

“Rasti po trajtohet në Prokurorinë Themelore të Pejës; prokurori i rastit ka lëshuar autorizimin për intervistim të së dëmtuarës, dëshmitarëve, nëse ka, dhe të dyshuarit. Tani jemi në fazën e grumbullimit të informatave dhe pasi t'i pranojmë të gjitha deklaratat, atëherë do të vendoset për procedim të mëtejmë të këtij rasti. Autorizimi është për intervistim”, ka shtuar Qavolli.

Profesori i akuzuar i universitetit “Haxhi Zeka”, I.K, gjatë ditës së sotme nuk qe e mundur të kontaktohej me telefon. Pas thirrjes së parë telefonike, numri i tij nuk qe më në dispozicion.

Për këtë rast, Gazeta Expres ka raportuar në tetor të vitit të kaluar. Pedagogu I.K. kishte pohuar se ka shkuar në motel me studenten për të pirë kafe. Ka thënë se ky ka qenë skenar i dikujt tjetër për ta eliminuar.

Profesori kishte treguar për Gazetën Express se posa ishin ulur të pinin kafe në motel, një patrullë policore i kishte legjitimuar të gjithë mysafirët, të cilët ishin duke pirë kafe.

“Absolutisht që jam i pafajshëm, as s’kam marrë kurrë një ftesë as prej hetuesisë, as prej prokurorisë. Me iniciativë timen kam kërkuar sqarim në Prokurorinë e Pejes. Dekani i atij fakulteti, kjo është publike se i kam shkruar me dhjetëra emaile për shkelje, abuzime, avancime jo të rregullta akademike.

“Unë ta kisha ditur që ishte studente e “Haxhi Zekës” se kisha takuar jashtë”, ka thënë ai.

Por, pse shkoi me studenten në motel?

Profesori kishte thënë se nuk e kishte ditur se ajo ishte studente në Pejë dhe as e UP-së. kërkesa e saj kishte qenë për ta ndihmuar për t'i vazhduar studimet jashtë shtetit dhe se studentja i kishte shkruar në Viber, ndërsa vendin e takimit, motelin, thotë se e zgjodhën instinktivisht. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është shpallur fajtor ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku tre persona janë vrarë me armë zjarri.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe këshilltarët e tij kanë dështuar të dallojnë një shaka nga lajmi i vërtetë.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, do të dëshmojë para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan për l

Shoqata “Atlantiku”ka mbajtur një konferencë për media për të përmbledhur aktivitetet që u zhvilluan për vizitën e ish-pjesëtarëve të Bat

Federica Mogherini tanimë haptas akuzohet se ka qenë përkrahëse e idesë së Thaçit dhe Vuciqit për shkëmbim të territoreve.

Dy ditë pas shkrumbimit nga flakët të katedrales së Notre Dame në Paris, Kosova ka konfirmuar që do jetë një nga shtetet që do e ndihmojë

Në 29 prill në Berlin do të mbahet një takim i rëndësishëm për të ardhmen e dialogut Kosovë – Serbi.

Mbrëmë pas mesnate një vjedhje e rëndë ka ndodhur në mes të qytetit të Ferizajt.

Këtë të martë shënohet 20-vjetori i rënies së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, komandant për O