Përdhunimi i 16-vjeçares nga mësuesi dhe më pas nga një polic ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë. Gjatë ditës së sotme, shumë qytetarë kanë dalë në rrugë duke protestuar në shenjë revolte ndaj këtij rasti, i cili është dënuar me ashpërsi nga të gjithë aktorët socialë dhe politikë.

Qytetarët e Drenasit marshuan sot në rrugë duke kërkuar drejtësi për rastin, ndërsa punonjësit e policisë kanë shpërthyer në lot. Punonjësit e policisë të cilët ishin angazhuar për mbarëvajtjen e saj, shpërthyen në lot kur protestuesit brohorisnin kundër tyre.

Një pjesë e qytetarëve ka shprehur solidaritet me punonjësit duke i përqafuar. pasi shpërthyen në lot pas përdhunimit të 16-vjeçares dhe thirrjet kundër tyre. Pas kësaj, policia është përqafuar nga qytetarët ku edhe janë dëgjuar thirrjet: “Policia është e jona”.