Përfundon takimi Kurti-Mustafa, ende nuk ka marrëveshje për koalicionin qeverisës

13/12/2019 - 18:45

Ka përfunduar takimi në mes dy liderëve atij të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa. Edhe pas këtij takimi të dy subjektet ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje për koalicionin qeverisës edhe pse në media u raportua se ka ndodhur një gjë e tillë.

Pas këtij takimi nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se janë dakorduar që t’i vazhdojnë takimet në baza ditore.

Edhe deputeti i LVV-së Glauk Konjufca ka thënë se do të vazhdojnë takimet.

“Ishte një takim shumë i rëndësishëm, në përpjekje të gjetjes së një marrëveshje të përbashkët për koalicionin qeverisës. Ngase kemi parë avancim të pozicioneve, u pajtuam që takimet të jenë më të shpeshta”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar se nesër do të ketë takim dhe se marrëveshja shpreson të arrihet para 26 dhjetorit, që është caktuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është shprehur se ka rezerva sa i përket në

Kryeministri Albin Kurti nga Mynihu ka folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duke thënë se është mirë të ndodhë shpejt, por shp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e konsideron takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçic pjesëmarrjen e përbashkët në një

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kosovë, ku një 18-vjeçare, e cila ishte deklaruar e zhdukur prej 10 ditësh, u gjet mbrëmjrn e djeshme.

Kosova dhe Serbia firmosën sot një marrëveshje të re, e cila mendohet të jetë një hap tjetër drejt rinisjes së dialogut dhe normalizimit

Presidenti amerikan, Donald trump ka uruar Kosovën për 12 vjetorin e pavarësisë.

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ambasadori amerikan, Richard Grenell u takua mbrëmë me presidentin Thaçi dhe presidentin s

Marrjen e detyrës së re si Kryeministër i Kosovës, Albin Kurtit ia ka uruar përmes një letre edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pomp

Brenda 24 orëve, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë dy letra të nivelit të lartë, të cilat i kërkonin atij të hiqte tarif

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sonte rreth orës 17:00 në Kolovicë të Prishtinës.