Gjendja e rënduar në Shqipëri nga moti i keq dhe përmbytjet atje kanë bërë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ta fillojë procedurën për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në vendin fqinj për të ndihmuar në stabilizimin e situatës.

Lajmin për këtë vendim Thaçi e ka dhënë në një postim të tij në Facebook.

Sapo bisedova me presidentin Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri. Në emër të institucioneve të Kosovës, shpreha gatishmërinë që ta dërgojmë Forcën e Sigurisë për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile. Jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë”, shkruan Thaçi.