Vetura në të cilën dyshohet se një zyrtar i shtetit kreu marrëdhënie seksuale në mes të rrugës e në pikë të ditës në prill të këtij viti, shfrytëzohet nga Prokuroria Themelore e Pejës. Por, se cili zyrtar shtetëror e përdori veturën zyrtare për t’i shuar epshet ende nuk po dihet. Në Këshillin Prokurorial nuk kanë pranuar të tregojnë emrin e tij, vetëm deklarojnë se i njëjti është suspenduar për dy muaj dhe se Komisioni Disiplinor ka nisur procedurat ndaj tij.

Në mes të rrugës e në pikë të ditës një zyrtar i shtetit ndaloi për disa minuta në mes të rrugës Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Balincë. E arsyeja për të cilën shoferi i këtij automjeti ndaloi aty nuk ishte edhe fort e zakonshme.

Vetura e parkuar aty u ra në sy disa qytetarëve që po e frekuentonin magjistralen atë ditë. Ata e filmuan zyrtarin shtetëror duke kryer marrëdhënie seksuale në pikë të ditës brenda veturës që e gëzonte si luks nga shteti.

Por, se cili ishte zyrtari që nuk arriti të duronte deri në një nga motelet në afërsi për t’i shuar epshet ende nuk po dihet.

Në Këshillin Prokurorial të Kosovës nuk kanë pranuar që të tregojnë emrin e këtij zyrtari, vetëm thonë se kjo veturë shfrytëzohet nga Prokuroria Themelore e Pejës. /gazetaexpress