Plagoset me armë zjarri menaxheri i këngëtarëve shqiptarë (FOTO)

17/05/2019 - 17:39

Policia ka konfirmuar se kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ka ndodhur një plagosje. Sipas policisë, është plagosur menaxheri i On Records, Met Elshani.

Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën (i plagosur nga arma e zjarrit):

o        M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole).

Personat e arrestuar:

o        Sh. C mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

o        L. K mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

o        Xh. B  mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:

o        A.K  mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në trajtim mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka shpallur tender me vlerë 300 mijë euro për të furnizuar Zyrën e Kryeministri

Ditën e sotme, gazetarja e RTF-së, Ardita Sylejmani u nda nga jeta në Budapest të Hungarisë për shkak të disa komplikacioneve gjatë lindj

Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani, ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Arba Kokalarin, shqiptaren e parë e cila u zgjodh dje zëvendëspresidente e Pa

Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili vizitoi së fundi Prishtinën dhe Beogradin së bashku me senatorin tjetër, Ron Johnson, beson se pr

“Ambasadorja Vlora Çitaku në SHBA punoi për ndarjen e Kosovës”. Kështu deklaroi Haki Abazi, ish-anëtari i shoqërisë civile.

25 subjektet politike do të mësojnë sot për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.