Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarru në Prishtinë. Ngjarja ka ndodh rreth orës 18:30 të kësaj mbrëmjeje.

Zëdhënësi për mediat i policisë së Prishtinës, Daut Hoxha tha se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, e cila kishte nisur në rrugën “UÇK”, duke përfunduar kështu me plagosje në rrugën “Perandori Diklocian”.

I plagosuri, sipas Hoxhës, është jashtë rrezikut për jetën.

Personi i dyshuar është identifikuar nga Policia e Kosoves, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./Klan Kosova