Plani i ri perëndimor për Kosovën

Postuar: 17/05/2018 - 12:05

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të sjellë deri te njohja e Kosovës si shtet të pavarur nga ana e Serbisë.

Ende nuk ka ardhur koha për ndërrim të territoreve. Amerika duhet të ndalë rrëshqitjen e Kosovës kah konflikti i ngrirë. Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet. Kështu shkruan gazeta serbe “Blic” e cila kishte qasje në dokumentin e institutit amerikan “Lindje Perëndim”.

Instituti “Lindje Perëndim”, në krye të cilit është ish-ambasadori i SHBA në Serbi Cameron Munter, sheh rrugën e zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe ardhmërinë e këtij shteti. Fjala është për institutin i cili ka ndikim në opinionin amerikan, për qëndrimet të cilat ata i paraqesin nëpër raportet e tyre, të cilat në të vërtetë janë qëndrimet e ekspertëve të cilët janë të njohur me rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan gazeta serbe.

Plani i tyre nuk është i lidhur me planin amerikan për Kosovën, i cili i është dorëzuar Serbisë, por duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një institut amerikan me ndikim, pas të cilit qëndrojnë politikanët me shumë ndikim, qëndrimet e tyre në të vërtetë përfaqësojnë opinionin e ekspertëve amerikanë, transmeton Insajderi.com.

Raporti, i cili është titulluar “Koha për aksion në Ballkanin Perëndimor”, është publikuar kohë më parë dhe ky tekst është pjesë e tij.

Në raport analizohet, siç është sqaruar, nevoja për aksion urgjent dhe pikë kthyese të SHBA-së dhe BE-së në mënyrë që të zgjidhen çështjet kontestuese dhe të pengohet konflikti potencial në Ballkanin Perëndimor.

Në të përveç tjerash shkruan se Kosova po hynë në konflikt të ngrirë në të cilin statusi i saj kontestues ndërkombëtar do të bëhet realiteti fatkeq. Dhjetë vjet kanë dëshmuar se madje njohja e të gjitha shteteve të BE-së, apo pjesës së rëndësishme të bashkësisë ndërkombëtare nuk do ta ndryshojë pozitën e Kosovës me Serbinë, e as ta zvogëlojë përkrahjen e Rusisë për obstruksionin e Serbisë e cila po i bën Kosovës. Zgjidhja kërkon që Serbia të pajtohet rreth pavarësisë së Kosovës.

Në mënyrë që të pengohet rrëshqitja e Kosovës kah konflikti i ngrirë, SHBA-ja duhet ta inkurajojnë BE-në që ta revitalizojë dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu duhet të sjellë deri te njohja e Kosovës si shtet të pavarur nga ana e Serbisë.

Përveç angazhimit aktiv të Kosovës në këtë dialog, Kosova duhet të ndërmarrë aksion të vendosur dhe të pavarur që përsëri ta konfirmojë angazhimin e saj ndaj parimeve të cilat janë në baza të kritereve të Kopenhagës. Puna e Dhomave të Specializuara duhet të përkrahet, e jo të pengohet. Njëkohësisht, SHBA dhe BE duhet të këshillohen në planifikimin e pasojave pasi të publikohen aktakuzat. SHBA duhet ta inkurajojë BE që përsëri të konfirmojë se Kosova mbetet në rrugën e besueshme për anëtarësim, edhe pse ka shumë për të bërë. Serbia duhet ta ketë të qartë dhe t’i bëhet me dije se për anëtarësimin e saj kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mirëkuptim se, atëherë kur Serbia anëtarësohet, nuk mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në BE.

Mbi praninë e NATO-s thuhet se ai është përkohësisht i pranishëm në Ballkan dhe kështu duhet të mbetet, dhe se detyra e tij është  që të ndihmohet Kosova në krijimin e ushtrisë së saj. NATO duhet të punojë me Kosovën që ajo ta zhvillojë një ushtri të pajisur mirë në mënyrë që ta mbrojë vendin e vet. Zhvillimi i forcave mbrojtëse të Kosovës, në ardhmërinë e afërt nuk do t’i mundësojë SHBA dhe aleatëve të tyre evropian të zvogëlojnë angazhimin e tyre të drejtpërdrejt në rajon. Derisa Serbia dhe Kosova nuk e gëzojnë marrëdhënien e tyre stabile, NATO, duke përfshirë edhe forcat e SHBA, duhet të jenë të pranishme. Kjo do të thotë se prania e NATO-s është e përkohshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kosova vazhdoi t’i kundërvihet kërcënimit gjithnjë në rritje të terrorizmit në vitin 2017, thuhet në raport.

   Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha mbrëmjen e së mërkurës në Tv Klan se është edhe do të mbetet kundër çdo marrëveshje me S

   Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të Ministres Federale të Drejtësisë dhe Mb

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Maureen Cormack, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se po

   Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha të hënën korrigjimi i kufijve rrezikon kthimin në të kaluarën tragjike, ndërsa bisedimet m

   Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës bëjnë të ditur se shkalla e papunësisë në Kosovë është rritur.

Unë jam i sigurt se në politikën kosovare, tek qytetarët e Kosovës, nuk ka aspak dyshim se ne, si udhëheqës institucionalë të Kosovës

Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë.

Një person është vrarë me armë mbrëmjen e së dielës në Pejë të Kosovës.

Kundërshtarëve të idesë për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, që mund të sillte destabilizim të Ballkanit, presidenti Hashim