Kërcënohet me jetë kryetarja e Kuvendit dhe presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari Osmanit, Faton Peci përmes një postim në rrjete sociale ku shkruan ndër të tjera se ajo po përballet me një fushatë të egër.

“Fushata e egër kundrejt u.d. presidentes ka qe një kohë të gjatë që po përcillet edhe me kërcënime me jetë. Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcyer stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim. Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë! Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!”, shkruan Peci.