Kosova do të përballet me Republikën Çeke sot në orën 15:00 në “Fadil Vokrri”, ndërsa policia atje arriti të parandalojë një provokim, që mund të krijonte acarim të tifozërisë në shkallët e stadiumit.Bëhet fjalë për 8 shtetas çekë, që nga qyteti i Gjilanit po punonin për të vënë në jetë një skenar të ngjashëm me atë të Ballist Morinës në Beograd, në tetor të 2014-ës, pra ngritjen e një droni me mesazh politik.“

Bëhej fjalë për një flamur ku shkruhej “Kosova është Serbi”, të cilin çekët kishin marrë përsipër ta shpalosnin në stadiumin “Fadil Vokrri”, por plani i tyre dështoi dhe policia bëri shoqërimin e tyre në rajon.Mes tifozëve të arrestuar, ishte edhe një femër, ndërsa njëri prej tyre mbante edhe nënshtetësinë serbe. Policia arriti t’u bllokojë edhe flamurin provokues e dronin që do shërbente për ngritjen e pankartës.