Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është sulmuar javën e kaluar nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa”, në Prishtinë.

Express raporton se sulmuesit e Agron Mustafës janë dy policë, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha, të cilët nga pamjet e publikuara nga vetë Mustafa shihen teksa sulmojnë drejtorin e VALA-s.

Pamjet janë të tmerrshme dhe alarmuese.

Postimi i Mustafës

Ja si i “sulmova” policet!

Se pari u kerkoj falje prinderve, gruas, femijeve, motrave e vellezerve si dhe gjithe familjes per videon e postuar!

Pamjet e postuara jane vetem per 18+

Te nderuar:

Minister i Puneve te Brendshme,

Minister i Drejtesise,

Kryeprokuror i Shtetit,

Kryeshef i Inspektoratit Policor,

Drejtor i Pergjithshem i Policise,

Une nuk do te komentoj gje, por po e le ne vleresimin dhe komentimin tuaj e te publikut!!!