Policia e Kosovës është duke e realizuar një aksion në disa lagje të Prishtinës. Siç bëhet e ditur, qëllimi i këtij aksioni është identifikimi dhe arrestimi i disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka bërë të ditur se po arrestohen disa persona të dyshuar për vrasje, në kërkim ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë,  i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim  ndërkombëtar”, ka thënë Hoxha për Express.

“Njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin dhe për detaje do te njoftoheni me kohë pas përfundimit te operacionit”, tha Hoxha.